1 Samuel 31AL1

1Filistinët e sulmuan Izraelin. Izraelitët ikën prej filistinëve, por mbetën të vrarë në malin Gilboa.

2Filistinët e ndoqën këmba-këmbës Saulin me të bijtë dhe vranë Jonatanin, Abinadabin e Malkishuain, bijtë e Saulit.

3Beteja kundër Saulit u bë e ashpër. Harkëtarët e vunë në shënjestër e ai u plagos nga harkëtarët.

4Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit të vet: «Nxirre shpatën e më shporo, që të mos vijnë këta të parrethprerë, të më shpojnë e të tallen me mua». Por armëmbajtësi nuk pranoi, se pati shumë frikë, prandaj Sauli e mori vetë shpatën e u hodh mbi të.

5Kur armëmbajtësi pa se Sauli kishte vdekur, u hodh edhe ai mbi shpatë e vdiq.

6Atë ditë vdiqën Sauli, tre bijtë e tij, armëmbajtësi dhe tërë njerëzit e tij.

7Izraelitët, që ishin në anën tjetër të luginës e ata që ishin përtej Jordanit, panë se luftëtarët kishin ikur dhe se Sauli me bijtë e vet kishin vdekur, i braktisën qytetet e morën arratinë. Atëherë filistinët erdhën e u vendosën aty.

8Të nesërmen, kur filistinët erdhën të zhvatnin kufomat e të vrarëve, gjetën Saulin e tre bijtë e tij, që kishin rënë në malin Gilboa.

9Ia prenë kokën, ia hoqën armët dhe i dërguan në tokën e filistinëve, për t'u dhënë lajmin tempujve të idhujve dhe popullit përreth.

10Armët i vunë në tempullin e Ashtarotës, ndërsa kufomën ia varën në muret e Bet Sheanit.

11Banorët e Jabesh Gileadit dëgjuan ç'i kishin bërë filistinët Saulit.

12Të gjithë luftëtarët u ngritën e udhëtuan tërë natën. Morën kufomën e Saulit e kufomat e bijve të tij prej mureve të Bet Sheanit e i sollën në Jabesh. Aty i dogjën.

13Pastaj ua morën eshtrat, ua varrosën nën qarrin e Jabeshit e agjëruan shtatë ditë.

© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020 © Interconfessional Bible Society of Albania 2020

Choose Translation

Switch translation for 1 Samuel 31.

Reading Settings

Paragraph viewDisplay verses as flowing paragraphs instead of individual lines
Show verse numbersDisplay verse numbers inline
Red letterHighlight the words of Christ in red

Sign in to save your reading preferences across sessions.