Bible

Designed

For Churches, Made for Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Samuel 30

:
Albanian - AL1
1 Pas tre ditësh Davidi e njerëzit e tij mbërritën Ciklag, por amalekitët i kishin rënë Negevit e Ciklagut. E kishin sulmuar Ciklagun e i kishin vënë zjarrin.
2 Kishin marrë rob gratë e qytetit, nga e reja te e vjetra. Nuk kishin vrarë askënd, por i kishin dëbuar e ata kishin marrë udhën.
3 Kur mbërriti qytet me njerëzit e tij, Davidi pa se qyteti po digjej e gratë ishin marrë rob me bij e bija.
4 Atëherë Davidi e burrat ishin me vunë kujën e qanë derisa s'patën fuqi qanin.
5 Ishin zënë rob edhe dy gratë e Davidit, Ahinoama prej Izrelit dhe Abigajla, gruaja e Nabalit prej Karmelit.
6 Davidi u gjend ngushtë, se populli po mendonte ta vriste me gurë ngaqë gjithë ishin shumë hidhëruar për shkak bijve e bijave tyre. Por Davidi gjeti forcë Zotin, Perëndinë e tij.
7 Davidi i tha priftit Abiatar, birit Ahimelekut, t'i sillte efodin dhe ai ia solli.
8 Atëherë Davidi e pyeti Zotin: «A ta ndjek këtë hordhi? A do t'i dot?» Ai i tha: «Po, ndiqi, se do t'i zësh e do t'i shpëtosh robërit».
9 Davidi u nis me gjashtëqind burra e mbërriti te përroi i Besorit. Disa prej tyre u ndalën aty.
10 Davidi i ndoqi edhe tej me katërqind burra. Dyqind burrat u ndalën te përroi i Besorit, ishin rraskapitur e nuk mund shkonin tej.
11 fushë hasën një egjiptian, e çuan te Davidi e i dhanë bukë e ujë.
12 I dhanë edhe një copë bukëfiqe e dy vile rrushi thatë. Ai hëngri dhe i erdhi shpirti vend, se nuk kishte ngrënë e nuk kishte pirë për tri ditë e tri net.
13 Atëherë Davidi e pyeti: «I kujt je e nga vjen?». Ai iu përgjigj: «Jam djalosh egjiptian, shërbëtor i një amalekiti, por imzot braktisi para tri ditësh, se u sëmura.
14 Ne plaçkitëm Negevin e Keretit, Negevin e Judës dhe Negevin e Kalebit, ndërsa Ciklagut i vumë zjarrin».
15 Davidi i tha: «A po çon te kjo hordhi?». Ai i tha: «M'u beto për Perëndinë se nuk do vrasësh e nuk do dorëzosh tek imzot dhe unë do çoj tek ajo hordhi».
16 Kur i çoi tek amalekitët, ata ishin shpërndarë anekënd vendit e po festonin me prenë kishin plaçkitur nga toka e filistinëve dhe e Judës.
17 nesërmen, Davidi i sulmoi gdhirë e nuk pushoi deri mbrëmje. Asnjë nuk shpëtoi, përveç katërqind djelmosha u hipën deveve e ikën.
18 Davidi shpëtoi dy gratë e veta e gjithçka kishin plaçkitur amalekitët.
19 Nuk u mungonte asgjë e plaçkitur, nga e madhja te e vogla, as bij e bija, as plaçkë e pre. Davidi i ktheu gjitha.
20 Ai mori edhe gjithë dhentë e qetë. Kur i sollën bagëtitë para tij thanë: «Kjo është preja e Davidit».
21 Pastaj Davidi u kthye te dyqind burrat ishin ndalur te përroi i Besorit e nuk e kishin ndjekur Davidin, se kishin qenë rraskapitur prej udhës. Ata dolën ta takonin Davidin e burrat ishin me të. Davidi u afrua e i përshëndeti.
22 Disa njerëz këqij e poshtër, kishin shkuar me Davidin, thanë: «Këta nuk erdhën me ne, prandaj nuk do t'u japim asgjë prej plaçkës kapëm. marrin vetëm gratë e fëmijët e vet e ikin».
23 Davidi u tha: «Vëllezërit e mi, mos veproni kështu me ç'na dha Zoti. Ai na ruajti e na e dorëzoi hordhinë na sulmoi.
24 E kush do t'u vërë vesh fjalëve tuaja! Si ata shkuan luftë, edhe ata ndenjën me pajisjet do marrin pjesë barabarta».
25 nga ajo ditë, ky është rregull e zakon Izrael deri sot.
26 Kur Davidi mbërriti Ciklag, i dërgoi pleqësisë Judës e miqve vet një pjesë presë e u tha: «Ja një dhuratë prej presë armiqve Zotit!».
27 Ua dërgoi atyre ishin Betel, Ramot Negevit, Jatir,
28 Aroer, Sifmot, Eshtemoa,
29 Rakal, qytetet e Jerahmelit, qytetet e Keniut,
30 Hormah, Borashan, Atak,
31 Hebron e gjitha vendet ku kishte shkuar Davidi me njerëzit e tij.