Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Samuel 27

:
Albanian - AL1
1 Davidi tha me vete: «Ndonjë ditë Sauli do heqë qafe. mirë shkoj tokën e filistinëve. Sauli do mërzitet duke kërkuar mbarë krahinën e Izraelit e unë do shpëtoj prej dorës tij».
2 Kështu, Davidi, bashkë me gjashtëqind burra, u ngrit e shkoi tek Akishi, biri i Maokut, mbreti i Gatit.
3 Davidi u vendos Gat tek Akishi, ai e njerëzit e tij, secili shtëpinë e vet. Davidi i kishte me vete dyja gratë, Ahinoamën prej Izrelit e Abigajlën, gruan e Nabalit prej Karmelit.
4 Kur e njoftuan se Davidi kishte ikur Gat, Sauli nuk e gjurmoi më.
5 Davidi i tha Akishit: «Nëse kam gjetur hir para teje, jep një vendbanim fushë, njërin nga qytetet e tua. Përse banojë shërbëtori yt bashkë me ty qytetin mbretëror?».
6 Akishi i dha atë ditë Ciklagun, prandaj edhe sot e kësaj dite Ciklagu i përket Judës.
7 Davidi banoi vendin e filistinëve një vit e katër muaj.
8 Davidi me njerëzit e tij dilnin e plaçkitnin geshuritët, gizritët e amalekitët, se këta ishin banorët e lashtë, prej Shurit deri tokën e Egjiptit.
9 Kur Davidi sulmonte një vend, nuk linte gjallë as burra, as gra. Ua merrte dhentë, bagëtitë, gomarët, devetë e plaçkat e kthehej Akish.
10 Kur Akishi e pyeste: «Cilin vend plaçkite sot?», ai përgjigjej: «Negevin e Judës, Negevin e Jerahmelit e Negevin e Keniut».
11 Davidi nuk linte gjallë asnjë burrë e asnjë grua dhe nuk sillte njeri Gat, mos e paditnin e thoshin: «Kështu veproi Davidi!». Kjo ishte sjellja e tij gjatë gjithë kohës banoi vendin e filistinëve.
12 Akishi i zinte besë Davidit e thoshte: «Është bërë i urryer për popullin e vet Izrael. Ka për mbetur përherë shërbëtori im!».