Bible

Simplify

Your Church Tech & Streamline Your Worship

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Chronicles 26

:
Albanian - AL1
1 Ky ishte rendi i derëtarëve: për korahitët, Meshelemjahu, biri i Koreut, prej bijve Asafit;
2 për bijtë e Meshelemjahut, Zakaria i pari, Jediaeli i dyti, Zebadjahu i treti, Jatnieli i katërti,
3 Elami i pesti, Jehohanani i gjashti, Eliehoenai i shtati;
4 dhe për bijtë e Obed Edomit, Shemajahu, i parëlinduri, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sahari i katërti, Netaneli i pesti,
5 Amieli i gjashti, Isahari i shtati, Peuletai i teti, sepse Perëndia e kishte bekuar.
6 Shemajahut, birit tij, i lindën bij, cilët e udhëhoqën fisin e vet, sepse ishin trima fortë.
7 Bijtë e Shemajahut ishin Otniu, Refaeli, Obedi dhe Elzabadi, me vëllezërit e tyre Elihuin e Semakiahun, burra fortë.
8 gjithë këta ishin pasardhësit e Obed Edomit, me bijtë dhe vëllezërit e tyre, burra fortë, aftë për shërbim. Nga Obed Edomi ishin gjithsej gjashtëdhjetë e dy.
9 Meshelemjahu pati bij e vëllezër fortë, gjithsej tetëmbëdhjetë.
10 Hosahu, njëri prej bijve Merarit, pati për bij Shimriun, parëlindurin, cilin e caktoi kryetar fisi.
11 Hilkiahu ishte i dyti, Tebaliahu i treti, Zakaria i katërti, gjithsej bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin trembëdhjetë.
12 Këto rende derëtarësh e burrat u prinin kishin njëjtat detyra si vëllezërit e tyre për shërbimin tempullin e Zotit.
13 Hodhën short i vogël e i madh sipas fiseve, për secilën derë.
14 Për lindjen i ra shorti Shelemiahut. Hodhën short edhe për Zakarinë, birin e tij, këshilltar i mençur, cilit i ra për short veriu.
15 Obed Edomit i ra jugu, ndërsa bijve tij i ranë qilarët.
16 Shupimit e Hosahut u ra perëndimi me derën e Shaleketit, rrugën e përpjetë. Ishin rojë rojë.
17 lindje ishin caktuar gjashtë levitë çdo ditë; veri katër çdo ditë; jug katër çdo ditë; si edhe nga dy te qilarët.
18 Te vrojtorja perëndimore ishin katër rrugë e dy vrojtore.
19 Këto ishin rendet e derëtarëve për bijtë e Koreut e për bijtë e Merarit.
20 Levitët, vëllezërit e tyre, kujdeseshin për thesaret e tempullit Perëndisë dhe për thesaret e sendeve shenjtëruara.
21 Bijtë e Ladanit, bijtë e gershonitëve, i përkisnin Ladanit, kryefamiljarët, i përkisnin Ladan Gershonitit, ishin jehielitët.
22 Bijtë e Jehielit, Zetami e Joeli, vëllai i tij, ishin kujdestarë thesareve shtëpisë Zotit.
23 Për amramitët, icharitët, hebronitët e uzielitët,
24 përgjegjësi i thesarëve ishte Shebueli, biri i Gershomit, birit Moisiut.
25 Vëllezërit e tij, prej Eliezerit, ishin biri i tij Rehabiahu, pati për bir Isainë, pati për bir Joramin, pati për bir Zikriun, pati për bir Shelomotin.
26 Ky, Shelomoti, dhe vëllezërit e tij, ishin përgjegjës për gjitha thesaret e sendeve shenjtëruara, kishin kushtuar mbreti David, kryetarët e fiseve, kryemijësit, kryeqindësit e prijësit e ushtrisë.
27 Ata kushtuan për mirëmbajtjen e tempullit Zotit edhe pjesë nga preja e luftës, nga plaçkat e tjera
28 dhe nga gjithçka kishin kushtuar vegimtari Samuel, Sauli, biri i Kishit, Abneri, biri i Nerit e Joabi, biri i Cerujahut. gjitha kushtimet ishin nën kujdesin e Shelomotit dhe vëllezërve tij.
29 Për icharitët, Kenanjahu e bijtë e tij u caktuan si përgjegjës për punët e jashtme Izraelit, si nëpunës e gjyqtarë.
30 Për hebronitët u caktuan Hashabiahu e vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind trima, mbikëqyrnin Izraelin nga ana perëndimore e Jordanit, për punët e Zotit e shërbim mbretit.
31 Sa për hebronitët, Jerjahu ishte kreu i hebronitëve për secilin brez fisit. vitin e dyzetë mbretërimit Davidit u bënë kërkime dhe u gjetën mes tyre trima fortë Jazer Gilead.
32 Vëllezërit e tij, dy mijë e shtatëqind njerëz fortë, mbreti David i caktoi përgjegjës për rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit manasenjve, për gjitha punët hyjnore e mbretërore.