Bible

Transform

Your Worship Experience with Great Ease

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Chronicles 24

:
Albanian - AL1
1 Rendi i bijve Aronit. Bijtë e Aronit ishin Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari.
2 Nadabi e Abihui vdiqën përpara atit tyre e nuk patën fëmijë, prandaj Eleazari e Itamari u bënë priftërinj.
3 Davidi i ndau, sipas shërbesës tyre, me Cadokun, njërin prej bijve Eleazarit, dhe Ahimelekun, njërin prej bijve Itamarit.
4 Meqë u gjetën shumë krerë ndër bijtë e Eleazarit sesa ndër bijtë e Itamarit, u ndanë kështu: gjashtëmbëdhjetë kryefamiljarë për bijtë e Eleazarit dhe tetë për bijtë e Itamarit.
5 I ndanë me short dyja palët, sepse aty kishte prijës shenjtërores e prijës Perëndisë, si ndër bijtë e Eleazarit, ashtu edhe ndër bijtë e Itamarit.
6 Shkruesi Shemajah, levit e biri i Netanelit, i renditi praninë e mbretit, princave, priftit Cadok, Ahimelekut, birit Abiatarit, krerëve fiseve priftërore dhe levitëve. Një fis u zgjodh për Eleazarin e një për Itamarin.
7 Shorti i parë i ra Jehojaribit, i dyti Jedajahut,
8 i treti Harimit, i katërti Seorimit,
9 i pesti Malkjahut, i gjashti Mijaminit,
10 i shtati Hakocit, i teti Abijahut,
11 i nënti Jeshuait, i dhjeti Shekanjahut,
12 i njëmbëdhjeti Eliashibit, i dymbëdhjeti Jakimit,
13 i trembëdhjeti Hupahut, i katërmbëdhjeti Jeshebeabit,
14 i pesëmbëdhjeti Bilgahut, i gjashtëmbëdhjeti Imerit,
15 i shtatëmbëdhjeti Hezirit, i tetëmbëdhjeti Hapicecit,
16 i nëntëmbëdhjeti Petahiahut, i njëzeti Ezekielit,
17 i njëzetenjëti Jakinit, i njëzetedyti Gamulit,
18 i njëzetetreti Delajahut, i njëzetekatërti Mazjahut.
19 Këto ishin ndarjet sipas detyrave për hyrjen tempullin e Zotit, sipas urdhëresave u kishte dhënë paraardhësi i tyre Aroni, siç e kishte urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit.
20 Për sa u përket bijve tjerë Levit, për bijtë e Amramit, u zgjodh Shubaeli; për bijtë e Shubaelit, Jehdejahu;
21 për Rehabiahun, i pari i bijve Rehabiahut, Ishjahu;
22 për Icharitët, Shelomoti; dhe për bijtë e Shelomotit, Jahati.
23 Bijtë e Hebronit ishin Jeriahu, i pari; Amarjahu, i dyti; Jahazieli, i treti; dhe Jekameami, i katërti.
24 Bijtë e Uzielit ishin Mikahu dhe prej bijve Mikahut, Shamiri.
25 Vëllai i Mikahut ishte Ishjahu dhe prej bijve Ishjahut, Zakaria.
26 Bijtë e Merarit ishin Mahliu e Mushiu; bijtë e Jazijahut, Benoi;
27 bijtë e Merarit, prej Jazijahut, Benoi, Shohami, Zakuri e Ibriu;
28 për Mahliun, Eleazari, i cili nuk pati bij,
29 dhe Kishi; bijtë e Kishit, Jerahmeli;
30 dhe bijtë e Mushiut, Mahliu, Ederi e Jerimoti. Këta ishin bijtë e levitëve sipas fiseve tyre.
31 Edhe ata, krerët e fiseve deri te i vogli, si vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit, hodhën short para mbretit David, para Cadokut, Ahimelekut dhe krerëve fiseve priftërinjve e levitëve.