Bible

Power Up

Your Services with User-Friendly Software

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Chronicles 2

:
Albanian - AL1
1 Këta janë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isahari, Zabuloni,
2 Dani, Jozefi, Benjamini, Neftaliu, Gadi e Asheri.
3 Bijtë e Judës ishin Eri, Onani e Shelahu. tre i lindën nga Batshua Kananitja, por Eri, i parëlinduri i Judës, u tregua i lig para Zotit, prandaj ai e vrau.
4 Tamara, e reja e tij, i lindi Perecin e Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
5 Bijtë e Perecit ishin Hecroni e Hamuli.
6 Bijtë e Zerahut, Zimriu, Etani, Hemani, Kalkoli, Darai. Gjithsej pesë.
7 Bijtë e Harmiut, Ahari, rrëmujtari i Izraelit, i cili tradhtoi lidhje me gjërat e ndaluara.
8 Bijtë e Etanit, Azarjahu.
9 Bijtë i lindën Hecronit ishin Jerahmeli, Rami e Kelubai.
10 Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, prijësi i bijve Judës.
11 Nahshonit i lindi Salmai, Salmait i lindi Boazi.
12 Boazit i lindi Obedi, Obedit i lindi Jeseu.
13 Jeseut i lindi Eliabi, i parëlinduri, Abinadabi, i dyti, Shimeai, i treti,
14 Netaneli, i katërti, Radai, i pesti,
15 Ocemi, i gjashti, dhe Davidi, i shtati.
16 Motrat e tyre ishin Cerujaha e Abigajla. bijtë e Cerujahës ishin tre: Abishai, Joabi e Asaheli.
17 Abigajlës i lindi Amasai. I ati i Amasait ishte Jetër Ishmaeliti.
18 Kalebi, biri i Hecronit, pati fëmijë edhe me gruan e vet Azubanë, edhe me Jeriotën. Bijtë e saj ishin Jesheri, Shobabi e Ardoni.
19 Kur vdiq Azubaja, Kalebi u martua me Efratën, e cila i lindi Hurin.
20 Hurit i lindi Uriu e Uriut i lindi Becaleli.
21 Pastaj Hecroni shkoi me bijën e Makirit, atit Gileadit, me cilën u martua kur ishte gjashtëdhjetë vjeç. Ajo i lindi Segubin.
22 Segubit i lindi Jairi. Ai kishte njëzet e tre qytete tokën e Gileadit.
23 Geshuri e Arami ua morën fshatrat e Jairit me Kenatin e me rrethinat, gjithsej gjashtëdhjetë qytete. gjithë këta ishin bijtë e Makirit, atit Gileadit.
24 Pas vdekjes Hecronit, Kalebi shkoi me Efratën, gruan e Hecronit, atit vet, e cila i lindi Ashhurin, atin e Tekoasë.
25 Bijtë e Jerahmelit, parëlindurit Hecronit, ishin Rami, i parëlinduri, pastaj Oreni, Ocemi e Ahijahu.
26 Jerahmeli pati edhe një grua tjetër me emrin Atara. Ajo qe e ëma e Onamit.
27 Bijtë e Ramit, parëlindurit Jerahmelit, ishin Maaci, Jamini dhe Ekeri.
28 Bijtë e Onamit ishin Shamai e Jadai. Bijtë e Shamait, Nadabi e Abishuri.
29 Gruaja e Abishurit quhej Abihajla. Ajo i lindi Ahbanin e Molidin.
30 Bijtë e Nadabit ishin Seledi e Apajimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë.
31 Bijtë e Apajimit ishin Ishiu. Bijtë e Ishiut, Sheshani. Bijtë e Sheshanit, Ahlai.
32 Bijtë e Jadait, vëllait Shamait, Jetri e Jonatani. Jetri vdiq pa lënë fëmijë.
33 Bijtë e Jonatanit, Peleti e Zazai. Këta ishin pasardhësit e Jerahmelit.
34 Sheshani nuk pati bij, por bija. Ai pati edhe një skllav egjiptian quhej Jarha.
35 Sheshani i dha bijën për grua Jarhait dhe ajo i lindi Atajin.
36 Atajit i lindi Natani, Natanit i lindi Zabadi,
37 Zabadit i lindi Eflali dhe Eflalit i lindi Obedi,
38 Obedit i lindi Jehu, Jehut i lindi Azarjahu,
39 Azarjahut i lindi Haleci, Halecit i lindi Eleasahu,
40 Eleasahut i lindi Sismai, Sismait i lindi Shalumi,
41 Shalumit i lindi Jekamiahu, Jekamiahut i lindi Elishamai.
42 Bijtë e Kalebit, vëllait Jerahmelit, ishin Meshai, i parëlinduri i tij, i ati i Zifit; i biri i Mareshahut ishte i ati i Hebronit.
43 Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi e Shemai.
44 Shemait i lindi Rahami, i ati i Jorkeamit. Rekemit i lindi Shamai.
45 Bijtë e Shamait, Maoni, i ati i Betcurit.
46 Efahaja, shemra e Kalebit, lindi Haranin, Mocain e Gazezin. Haranit i lindi Gazezi.
47 Bijtë e Jahdait, Regemi, Jotami, Geshani, Peleti, Efahu e Shafi.
48 Maka, shemra e Kalebit, lindi Sheberin e Tirhanahun.
49 Ajo lindi edhe Shafin, atin e Madmanahut, Shevain, atin e Makbenahut dhe atin e Gibeait. Bija e Kalebit qe Aksahaja.
50 Këta qenë bijtë e Kalebit. Bijtë e Hurit, parëlindurit Efratahut ishin Shobali, i ati i Kirjat Jearimit,
51 Salmai, i ati i Betlehemit, dhe Harefi, i ati i Betgaderit.
52 Bijtë e Shobalit, atit Kirjat Jearimit, ishin Haroehu, gjysma e manahatitëve,
53 fiset e Kirjat Jearimit, hitritët, putitët, shumatitët e mishraitët. Prej tyre dolën coratitët dhe eshtaolitët.
54 Bijtë e Salmait ishin Betlehemi, netofatitët, atrotbetjoabitët, gjysma e manahatitëve, coritët,
55 fiset e shkruesve, banonin Jabec, tiratitët, shimeatitët e sukatitët. Këta qenë kenitët vinin nga Hamani, i ati i Bet Rekabit.