Bible

Say Goodbye

To Clunky Software & Sunday Tech Stress!

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Chronicles 18

:
Albanian - AL1
1 Pas kësaj Davidi i mundi filistinët, i nënshtroi dhe mori Gatin me fshatra.
2 Pastaj mundi Moabin dhe moabitët u bënë skllevër Davidit, cilit i jepnin tagrin.
3 Davidi mundi edhe Hadadezerin, mbretin e Cobah Hamatit, kur ai po shkonte për ngritur një përmendore për vete pranë lumit Eufrat
4 dhe i mori një mijë karroca, shtatë mijë kalorës dhe njëzet mijë këmbësorë. Davidi u theu kërcinjtë gjithë kuajve, përveç atyre iu deshën për njëqind karroca.
5 Arameasit e Damaskut i erdhën ndihmë Hadadezerit, mbretit Cobahut, por Davidi vrau njëzet e dy mijë arameas.
6 Pastaj Davidi vendosi një njësi Aram Damaskut. Arameasit iu nënshtruan Davidit dhe i jepnin tagrin. Zoti e shpëtonte Davidin ngado shkonte.
7 Davidi mori parzmoret e arta shërbëtorëve Hadadezerit dhe i çoi Jerusalem.
8 Edhe nga Tibhati e nga Kuni, qytete Hadadezerit, mori një sasi madhe bronzi, me cilin Solomoni bëri detin prej bronzi, shtyllat dhe enët e bronzta.
9 Kur Toiu, mbreti i Hamatit, dëgjoi se Davidi e kishte mundur tërë ushtrinë e Hadadezerit, mbretit Cobahut,
10 dërgoi te Davidi birin e tij, Hadoramin, për ta përshëndetur e për ta bekuar, sepse i kishte shpallur luftë Hadadezerit dhe e kishte mundur. Hadadezeri ishte luftë me Toiun. Ai i dërgoi edhe enë ari, argjendi e bronzi.
11 Mbreti David ia kushtoi Zotit edhe ato, bashkë me argjendin e arin kishte marrë prej gjitha kombeve, prej edomitëve, moabitëve, amonitëve, filistinëve e amalekitëve.
12 Abishai, biri i Cerujahut, shpartalloi tetëmbëdhjetë mijë edomitë luginën e Kripës.
13 Ai vendosi njësi Edom dhe gjithë edomitët iu nënshtruan Davidit. Zoti e shpëtonte Davidin ngado shkonte.
14 Davidi mbretëroi mbi mbarë Izraelin dhe veproi drejt e me drejtësi me mbarë popullin e vet.
15 Joabi, biri i Cerujahut, ishte krye ushtrisë. Joshafati, biri i Ahiludit, ishte shkresari.
16 Cadoku, biri i Ahitubit, e Abimeleku, biri i Abiatarit, ishin priftërinj, ndërsa Shavshai ishte shkruesi.
17 Benajahu, biri i Jehojadait, ishte kreu i keretitëve e peletitëve, ndërsa bijtë e Davidit ishin parët përkrah mbretit.