Bible

Focus

On Your Ministry and Not Your Media

Try RisenMedia.io Today!

Click Here

1 Chronicles 10

:
Albanian - AL1
1 Filistinët e sulmuan Izraelin. Izraelitët ikën prej filistinëve, por mbetën vrarë malin Gilboa.
2 Filistinët e ndoqën këmba-këmbës Saulin me bijtë dhe vranë Jonatanin, Abinadabin e Malkishuain, bijtë e Saulit.
3 Beteja kundër Saulit u e ashpër. Harkëtarët e vunë shënjestër e ai u plagos nga harkëtarët.
4 Atëherë Sauli i tha armëmbajtësit vet: «Nxirre shpatën e shporo, mos vijnë këta parrethprerë e tallen me mua». Por armëmbajtësi nuk pranoi, se pati shumë frikë, prandaj Sauli e mori vetë shpatën e u hodh mbi të.
5 Kur armëmbajtësi pa se Sauli kishte vdekur, u hodh edhe ai mbi shpatë e vdiq.
6 Kështu vdiq Sauli. Vdiq ai vetë, me tre bijtë e me shtëpinë e vet.
7 Kur izraelitët, ishin luginë, panë se ata kishin ikur dhe se Sauli me bijtë e vet kishin vdekur, i braktisën qytetet e veta e morën arratinë. Atëherë filistinët erdhën e u vendosën aty.
8 nesërmen, kur filistinët erdhën zhvatnin kufomat e vrarëve, gjetën Saulin e bijtë e tij kishin rënë malin Gilboa.
9 E plaçkitën, i morën kokën dhe armët dhe i dërguan tokën e filistinëve, për t'u dhënë lajmin idhujve e popullit përreth.
10 Armët i vunë tempullin e perëndive tyre, ndërsa kafkën ia varën tempullin e Dagonit.
11 Kur gjithë banorët e Jabesh Gileadit dëgjuan gjithçka i kishin bërë filistinët Saulit,
12 gjithë luftëtarët u ngritën e morën kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve tij e i sollën Jabesh. Ua varrosën eshtrat nën qarrin e Jabeshit dhe agjëruan shtatë ditë.
13 Sauli vdiq për shkak pabesisë vet, se nuk i qëndroi besnik Zotit dhe nuk e zbatoi urdhrin e Zotit, por u këshillua me ata thërrasin shpirtra vdekurish.
14 Nuk u këshillua me Zotin, prandaj ai e vrau dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit Jeseut.