1 Chronicles 1
1 Adami, Seti, Enoshi,
2 Kenani, Mahalaleli, Jaredi,
3 Enoku, Metushelahu, Lameku,
4 Noeu, Semi, Kami e Jafeti.
5 Bijtë e Jafetit ishin Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mesheku e Tirasi.
6 Bijtë e Gomerit, Ashkenazi, Rifati e Togarmahu.
7 Bijtë e Javanit, Elishahu, Tarshishi, Kitimi e Rodanimi.
8 Bijtë e Kamit, Kushi, Micraimi, Puti e Kanaani.
9 Bijtë e Kushit, Sebai, Havilahu, Sabtai, Ramai e Sabtekai. Bijtë e Ramait, Shebai e Dedani.
10 Kushit i lindi Nimrodi. Ai u bë kreshniku i parë në tokë.
11 Micraimit i lindën luditët, anamitët, lehabitët, naftuhitët,
12 patrusitët dhe kasluhitët. Prej tyre dolën filistinët dhe kaftoritët.
13 Kanaanit i lindën Sidoni, i parëlinduri, Heti,
14 jebusitët, amoritët, girgashitët,
15 hivitët, arkitët, sinitët,
16 arvaditët, cemaritët dhe hamatitët.
17 Bijtë e Semit ishin Elami, Ashuri, Arpahshadi, Ludi e Arami. Bijtë e Aramit, Uci, Huli, Geteri e Mesheku.
18 Arpahshadit i lindi Shelahu e Shelahut i lindi Eberi.
19 Eberit i lindën dy bij. Njëri quhej Peleg, se në kohën e tij u nda toka. Vëllai i tij quhej Joktan.
20 Joktanit i lindi Almodadi, Shelefi, Hacarmaveti, Jerahu,
21 Hadorami, Uzali, Diklahu,
22 Ebali, Abimaeli, Shebai,
23 Ofiri, Havilahu e Jobabi. Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit.
24 Semi, Arpahshadi, Shelahu,
25 Eberi, Pelegu, Reui,
26 Serugu, Nahori, Terahu,
27 Abrami, domethënë Abrahami.
28 Bijtë e Abrahamit ishin Isaku e Ishmaeli.
29 Këto janë breznitë: i parëlinduri i Ishmaelit ishte Nebajoti, pastaj Kedari, Adbeli, Mibsami,
30 Mishmai, Dumahu, Masai, Hadadi, Temai,
31 Jeturi, Nafishi e Kedmahu. Këta janë bijtë e Ishmaelit.
32 Bijtë që i lindën Keturasë, shemrës së Abrahamit ishin Zimrani, Jokshani, Medani, Midiani, Ishbaku e Shuahu. Bijtë e Jokshanit, Shebai e Dedani.
33 Bijtë e Midianit, Efahu, Eferi, Enoku, Abidai dhe Eldahu. Të gjithë këta ishin bijtë e Keturasë.
34 Abrahamit i lindi Isaku. Bijtë e Isakut ishin Esau e Izraeli.
35 Bijtë e Esaut, Elifazi, Reueli, Jeushi, Jalami e Korahu.
36 Bijtë e Elifazit, Temani, Omari, Cefoi, Gatami, Kenazi, Timnai dhe Amaleku.
37 Bijtë e Reuelit, Nahati, Zerahu, Shamahu e Mizahu.
38 Bijtë e Seirit ishin Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu, Dishoni, Eceri e Dishani.
39 Bijtë e Lotanit, Horiu e Homami. Motra e Lotanit ishte Timna.
40 Bijtë e Shobalit ishin Alvani, Manahati, Ebali, Shefiu dhe Onami. Bijtë e Cibeonit, Ajahu e Anahu.
41 Bijtë e Anahut, Dishoni. Bijtë e Dishonit, Hamrani, Eshbani, Itrani e Kerani.
42 Bijtë e Ecerit, Bilhani, Zavani e Jakani. Bijtë e Dishonit, Uci e Arani.
43 Këta janë mbretërit që mbretëruan në tokën e Edomit, para se të mbretëronte një mbret mbi izraelitët: Belai, biri i Beorit. Qyteti i tij quhej Dinhabah.
44 Belai vdiq e në vend të tij mbretëroi Jobabi, biri i Zerahut nga Bocrahu.
45 Edhe Jobabi vdiq e në vend të tij mbretëroi Hushami, nga toka e temanitëve.
46 Edhe Hushami vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi, biri i Bedadit. Ai i mposhti midianitët në fushën e Moabit. Qyteti i tij quhej Avit.
47 Edhe Hadadi vdiq e në vend të tij mbretëroi Samlahu nga Masrekahu.
48 Edhe Samlahu vdiq e në vend të tij mbretëroi Sauli, nga Rehoboti i Eufratit.
49 Edhe Sauli vdiq e në vend të tij mbretëroi Baal Hanani, biri i Akborit.
50 Edhe Baal Hanani vdiq e në vend të tij mbretëroi Hadadi. Qyteti i tij quhej Pau e gruaja e tij quhej Mehetabelë, bija e Matredës, të bijës së Mezahabit.
51 Edhe Hadadi vdiq. Prijësit e Edomit ishin prijësi Timna, prijësi Alvah, prijësi Jetet,
52 prijësi Oholibamah, prijësi Elah, prijësi Pinon,
53 prijësi Kenaz, prijësi Teman, prijësi Mibcar,
54 prijësi Magdiel e prijësi Iram. Këta ishin prijësit e Edomit.